Plagosi 20 herë me thikë 55-vjeçarin jashtë një lokali, i riu para policisë: U argëtova, do ta bëja prapë 05/07 16:41
Një ndërtesë 12 katëshe në Gaza, që strehon zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera, është shembur, pasi u godit nga një raketë izraelite.
Ndërtesa ishte evakuuar më parë pasi pronari mori një paralajmërim nga Izraeli para sulmit, shkruan Reuters.
Pallati përmbante gjithashtu një numër apartamentesh dhe zyra të tjera. Ushtria izraelite ende nuk ka dhënë asnjë koment mbi incidentin e rëndë, që fatmirësisht nuk la pasoja jetë njerëzore.
Top Channel