‘Gara e hapësirës’/ Aktorja ruse niset drejt modulit ndërkombëtar, në të njëjtin muaj me Tom Cruise

15/05/2021 19:35

Aktori veteran i Hollywood, Tom Cruise kërkon të bëhet i pari që xhiron një film në hapësirë, por çuditërisht edhe Rusia ka nisur një operacion rival.

Gara hapësinore e fuqive të mëdha duhet se po merr të tjera dimensione teksa Rusia po dërgon një aktore e një regjizor drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, me qëllim xhirimin e filmit të parë në hapësirë.

Grupet ruse do të nisin ekspeditën e tyre më 5 tetor 2021, por në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor duket ata se mund të takohen me të tjerë producentë: Tom Cruise dhe regjizori Doug Liman, gjithashtu do të udhëtojnë atje në tetor për të realizuar një film.

Data e saktë e nisjes së grupit të Cruise nuk është njoftuar, por nisja paralele e rusëve sugjeron objektivin e tyre për të mundur amerikanët.

Rusia raportohet se organizoi grupin rival të produksionit pas njoftimit të planeve të Cruise verën e kaluar, i cili do të mbështetet në misionin e tij nga Nasa e Elon Musk.

Në nëntor 2020 u dha gjithashtu njoftimi nga agjencia shtetërore ruse Roscosmos duke thënë se po kërkonte një “superhero të vërtetë për të shkuar te yjet … dhe në të njëjtën kohë të bëhej një figurë ndërkombëtare”.

Kandidatët e mundshëm për aktoren protagoniste femër duhet të ishin nga 25 deri në 40 vjeçe dhe me qytetari ruse, të peshonin nga 50kg deri në 70kg dhe të kishin “gjerësi gjoksi” deri në 112cm.

“Gjithashtu ajo duhet të jetë e aftë të vrapojë 1km për tre minuta e gjysmë ose më pak, të notojë 800 metra stil i lirë për 20 minuta, dhe të mund të hidhet në ujë nga të paktën 3-metra”, thuhej në njoftimin rus.

Dje u njoftua se vendi ishte fituar nga aktorja Yulia Peresild, 36 vjeçe, dhe regjizori Klim Shipenko, 37 vjeç, të cilët kanë nisur testimet si rrotullimet në centrifugë dhe fluturimet në gravitet zero.

Kampi i përgatitjeve para nisjes po dokumentohet nga një prej televizioneve kryesore ruse, Channel One, i cili do të përfshihet gjithashtu në prodhimin e filmit.

Peresild ka luajtur më parë në seri të njohura në Rusi dhe në një numër filmash patriotikë, siç është ai i vitit 2015 për Betejën e Sevastopol, ku ajo luante rolin e Lyudmila Pavlichenko, e reja sovjetike që iu bashkua ushtrisë dhe u bë snajpere e arritur.

Roscosmos tha se filmi do të jetë një “dramë e hapësirës” me qëllim të “popullarizojë aktivitetet hapësinore ruse, si dhe të ngrejë lart profesionin e kozmonautit”.

Drejtori i përgjithshëm i Roscosmos, Dmitry Rogozin, do të jetë bashkë-producent i filmit.

FOTO GALERI
3/3
Misioni i Cruise verën e kaluar do të mbështetet në misionin e tij nga Nasa e Elon Musk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA