Afganistan/ 6 persona të vdekur nga një sulm me bombë në xhami

15/05/2021 01:59

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë u plagosën kur një bombë shpërtheu brenda një xhamie afër kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

Incidenti ndodhi në fshatin Haji Bakshi në periferi të Kabulit, tha Gawhar Khan, guvernatori i qarkut Shakar Dara në provincën Kabul.

Ai tha se bomba ishte vendosur brenda në xhami. Nuk pati ndonjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësisë për këtë sulm. Policia konfirmoi incidentin dhe dërgoi një ekip për hetime të mëtejshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të paktën 300 civilë humbën jetën dhe 500 të tjerë janë plagosur që nga 14 prilli.

Top Channel