Rreth 250 varre që datojnë rreth 4 200 vjet më parë, janë zbuluar në Egjiptin Qendror nga një mision i Këshillit Suprem të Antikiteteve Egjiptiane në Guhaverën e Sohag, njoftoi Ministria Egjiptiane e Antikiteteve.

Mustafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, specifikoi se ”ato datojnë nga fundi i Mbretërisë së Vjetër deri në fund të periudhës Ptolemeike”.

Gërmimet gjithashtu çuan në zbulimin e “shumë enëve qeramike, disa prej të cilave u përdorën në jetën e përditshme dhe të tjerat si kryevepra simbolike miniaturë, të njohura si ”vot”.

”Vot janë vazo të vogla sferike me veshje të verdhë nga jashtë”, thuhet në komunikatë

Top Channel