Vdekje e shkatërrim nga sulmet izraelite në Gaza, ndërsa bota e civilizuar hesht (Foto të rënda)

14/05/2021 15:20

Artileria e tanket izraelite vijonin bombardimet në Gaza duke vrarë dhjetra njerëz e duke detyruar qindra të tjerë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Komuniteti ndërkombëtar, përveç disa thirrjeve për qetësi duket i pafuqishëm të të ndaluar masakrën.

Të paktën 120 palestinezë, duke përfshirë 31 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 800 janë plagosur gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite prej të hënës mbi qytetin e Gazas.

Qindra palestinezë janë strehuar në shkollat e menaxhuara nga Kombet e Bashkuara në veri të Gaza për të shpëtuar nga artileria izraelite.

Palestinezët shënuan ditën e shenjtë të Bajramit nën bombardimet e pandalura ajrore.

Ndërkohë shtatë izraelitë dhe një indian raportohet se janë vrarë në Izrael nga raketat e lëshuara nga Hamas në kundërpërgjigje të sulmeve ajrore.

Sot Izraeli ka akumuluar forcat ushtarake te kembesorise dhe tanket pranë hyrjes veriore të Gaza në pritje të mobilizimit për të pushtuar krahinën. Ministria e jashtme izraelite tha se 9,000 trupa ushtarake dhe të tjera rezerviste janë mobilizuar. Por ushtria thotë se operacioni tokësor nuk ishte objektivi kryesor i ofensivës kundër militantëve palestinezë të Hamas.

FOTO GALERI
1/12
Banoret te Gaza largohen nga banesat prej bombardimeve ajrore

Top Channel