Pamjet rrëqethëse nga qyteti i Gazës, Izraeli ka shkatërruar gjithë zonën me raketa (FOTO)

14/05/2021 12:59

Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij mbi Gaza, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të hedhin raketa në Izrael, në ditën e pestë të përplasjeve.

Ushtria izraelitet tha se forcat ajrore dhe ato tokësore u përfshinë në sulme të premten, por nuk kanë hyrë në Gaza.

Pamjet e videove nga qyteti i Gazës tregonin qiellin e natës të ndriçohej nga shpërthimet e artilerisë izraelite.

Numërohen rreth 119 persona të vrarë në Gaza dhe tetë të tjerë në Izrael, që kur luftimet nisën të hënën. Ndërkohë, bandat hebreje dhe ato izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit duke detyruar presidentin e vendit të paralajmërojë për një luftë civile.

Sipas Aljazeera, familjet palestineze janë strehuar nëpër shkolla në mënyrë që ti shpëtojnë zjarreve dhe sulmeve.

Në fotot e mëposhtme paraqitet situata në vend, gjendja e të strehuarve nëpër shkolla, kërkimi i trupave nën rrënoja, të plagosurit nga sulmi që kërkojnë shërim.

FOTO GALERI
1/15
Palestinezët mbajnë trupin e një fëmije të gjetur në rrënojat e një shtëpie që u shkatërrua në sulmet ajrore izraelite

Top Channel