Momentet kur peshkaqeni-balenë afrohet te barka e peshaktarëve duke u lutur për ushqim (video)

14/05/2021 18:39

Një grup peshkatarësh kanë shpërndarë në rrjet pamjet kur një peshkaqen-balenë erdhi në anë të barkës së tyre duke u lutur ta ushqenin.

Peshkatarët indonezianë sapo ishin ankoruar në molin e qytezës së Bontang, në brigjet e Borneo, për të shkarkuar peshqit që kishin kapur, kur shikojnë peshkaqenin balenë, një specie e rrezikuar, që qëndronte vertikalisht duke mbajtur gojën e hapur pranë sipërfaqes së ujit.

Kafsha duket se kishte ndjekur lëvizjet e peshkatarëve teksa shkarkonin gjakun në pistë dhe erdhi të kërkonte për të ngrënë. Peshkatarët nisin të lëshojnë drejt tij tufa peshqish, të cilat peshkaqeni i gëlltiste menjëherë.

Peshkatari Iswandi Rahman tha: “Peshkaqeni (balenë) nuk ishte fare agersiv. Ne menduam t’i japim ca peshk nga ato që kishim kapur. Besoj se kishte ndjerë erën e gjakut nga peshqit që kishim kapur”.

Peshkaqenët balenë klasifikohen si specie e rrezikuar nga mjetet detare, dhe peshkimi. këto kafshë mund të rriten deri në 17 metra të gjata dhe studimet sugjerojnë se jetojnë deri në 100 vjet. Ata mbajnë disa rekorde madhësie si peshkaqeni më i madh, peshku më i madh dhe jo-gjitari më i madh.

Në shumë vende të botës ata afrohen me anë të ushqyesve për zhytësit e turistët, por sjellja dënohet nga aktivistët pasi ndryshon sjelljen e tyre natyrale.

Peshkaqenët balenë janë kafshë migratore dhe përshkojnë distanca të gjata për të grumbulluar ushqim.

FOTO GALERI
1/3
Një grup peshkatarësh kanë shpërndarë në rrjet pamjet kur një peshkaqen-balenë erdhi në anë të barkës së tyre duke u lutur ta ushqenin

Top Channel