Makinat ende pa kontroll teknik/ Prej 6 muajsh mjetet e vjetra lëvizin pa kolaudim. Ekspertët: Kjo është e rrezikshme

14/05/2021 15:04

Pas kalimit të procesit të kolaudimit të automjeteve nga kompania private tek shteti, afati i vlefshmërisë të kontrollit teknik ose sic njihet të kolaudimit është shtyrë sërish.

Këto makina që shihni në rrugë nuk janë të sigurta pasi prej 6 muajsh në vendin tonë qarkullojnë makina të pasigurta, makina që nuk i janë nënshtruar kontrollit teknik. Këto makina fatkeqësisht vënë në rrezik jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Flota e mjeteve në vendin tonë është mbi 10-15 vjecare. Duke qenë të tillë është krejt normale që pjesa më e madhe kanë nevojë për riparime të domosdoshme. Të cilët mbajnë në eficencë normale mjetin që të lëvizë në rrugë kjo në përputhje me kërkesat e Kodit Rrugor, Neni 78 dhe 79 që thotë nuk lejohet asnjë mjet të bëj lëvizje në rrugët e Republikës së Shqipërisë pa pasur kolaudimin. Pra ne kemi 6 muaj që nuk bëhet kolaudim”.

Makinave që u ka përfunduar afati i kontrollit teknik, qarkullojnë lirshëm në rrugë. Drejtuesit e automjeteve u është lejuar të lëvizin në rrugë pasi kanë bërë pagën e kontrollit teknik që pritet të nisë në fund të këtej muaji. Arsyeja është se pas përfundimit te koncesionit problematik, nuk ishte ende gati vendosja ne funksion i një plani te dyte.

Ndërsa ne Kuvend dhe ne Presidence beri një rruge shume te gjate nisma ligjore qe rregullonte procesin e kolaudimit. Pavarësisht se kush është institucioni fajtor, me e rendesishem ne ketë moment është fakti se po mbushen 6 muaj qe automjetet e vjetra ne Shqipëri qarkullojnë te pakontrolluara nga ana teknike

Top Channel