Izraeli bëri të besohej se ‘do të pushtonte’, për të goditur tunelet e Hamas me militantët brenda (fotot)

14/05/2021 16:30

Njoftimet mediatike për pushtimin e pritur të këmbësorisë izraelite në qytetin e Gazës, me sa duket ishin dje një ‘hile’ për të bërë që militantët e Hamas futeshin në tunelet nëntokësore për t’u goditur aty nga ushtria. Sot bombardimet izraelite kanë vijuar dhe ende nuk dihet efektiviteti i strategjisë.

Mbrëmë pas mesnate ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur mësymjen e forcave tokësore në  Gaza, por më vonë zëdhënësi tërhoqi deklaratën duke thënë se operacionet ushtarake po kryheshin gjatë vijës kufitare.

As Izraeli e as Hamas nuk kanë njoftuar sesa tunele të nëndheshme janë shkatërruar në sulmet e natës.

Numri total i viktimave qëndron në rreth 120 palestinezë, duke përfshirë 31 fëmijë e 19 gra, ndërsa më shumë se 800 janë plagosur.

Izraeli tha se Hamas ka lëshuar 220 raketa nga Gaza drejt qyteteve izraelite gjatë natës.

Sulmet ajrore kanë vijuar mëngjesin e sotëm,

Në qytetin izraelit të Lod, një sinagogë u dogj. Ekstremistët izraelitë po bëjnë thirrje për sulme ndaj banorëve arabë e bizneseve të tyre në qytetet e Be’er Sheva e Ramle, sipas rrejtit vendas Ynet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të ketë stepje nga sulmet.

Ushtria izraelite ka tentuar prej kohësh të shkatërrojë tunelet e grupit militant palestinez, te cilat janë ndërtuar e zgjeruar prej vitit 2007, kur Hamas erdhi në pushtet në Rripin e Gazës.

Tunelet ishin një nga mjetet më efektive në luftën e vitit 2014 me Izraelin.

Militantët i përdorin ato për të zhvendosur armatimet ose për të hyrë në Izrael.

Fillimisht ato u ndërtuan në 2007 për kalimin e mallrave nga Egjipti drejt Rripit të Gaza, për të shmangur bllokadën e Izraelit.

Raportimet thonë se deri në vitin 2013, rrjeti i tuneleve ishte zgjeruar duke përfshirë dhe kalimin  nën kufirin Izrael-Gaza.

Grupet i përdorin ato për të depozituar raketa dhe për të lehtësuar komunikimin mes organizatave.

FOTO GALERI
2/15
Ato janë ndërtuar e zgjeruar prej vitit 2007, kur Hamas erdhi në pushtet në Rripin e Gazës.

Top Channel