Irani, Hamas thirrje kombeve arabe e muslimane për demonstrata në mbështetje të Gazës

14/05/2021 16:08

Ministria e jashtme e Iranit i ka bërë thirrje sot kombeve muslimane dhe qeverive liridashëse të botës të lënë mënjanë diferencat e tyre dhe të bashkohen në mbështetje të popullit të Palestinës, kundër shtypjes së regjimit të Izraelit.

Në të njëjtën kohë, kreu i byriosë politike të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, nxiti kombet arabe e muslimane, si dhe qeveritë liridashëse të botës të bashkohen ne demonstrata në mbështetje të Rripit të Gazës, xhamisë së al-Aqsa, dhe palestinezëve që jetojnë në territoret e pushtuara nga Izraeli, që prej krijimit të tij në 1948.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Tel Avivi vazhdon bombardimet në territorin e rrethuar të Rripit të Gazës.

Haniyeh bëri thirrje për marshime kundër agresionit izraelit ndaj besimtarëve muslimanë në xhaminë e al-Aqsa dhe bombardimeve në Gaza që pasuan, ku deri tani janë vrarë 120 njerëz.

“Ne falenderojmë të gjithë palestinezët, muslimanët, arabët dhe popujt e lirë të botës për qëndrimin e tyre të guximshëm kundër pushtimit sionist”, tha kreu i Hamas.

Ai shtoi se 73 vjet më parë, “popullit palestinez iu morën shtëpitë e tokat e të parëve prej konspiracioneve ndërkombëtare, dhe në vend të tyre u krijua një regjim terrorist”.

“Rreth 750,000 palestinezë janë dëbuar nga tokat e tyre në 1948 për t’u shpërndarë në kampe refugjatësh në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, ose në vendet fqinje të Palestinës. Rreth pesë milionë refugjatë palestinezë janë sot të zhvendosur”.

“Prej atëherë sionistët e kanë kthyer Palestinën e pushtuar në një bazë terroriste kundër popullit palestinez dhe kombeve të tjera muslimane në rajon. Në këto 7 dekada SHBA dhe fuqi të tjera botërore e kanë mbështetur regjimin djallëzor duke bërë një sy qorr ndaj krimeve të panumërta të regjimit terrorist”, tha ministria palestineze.

Sot agjencia palestineze e lajmeve Safa tha se disa sulme ajrore ishin kryer në zonat lindore e veriore të Gaza.

Goditjet e artilerisë izraelite kishin goditur në qytetin e Deir al-Balah , në qendër të Rripit të Gazës, rreth 14 km larg qytetit të Gazës.

FOTO GALERI
20/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA