Harry donte të hiqte dorë nga mbretëria që kur ishte 20-vjeç: Shihni sa i kushtoi nënës time (fotot)

14/05/2021 20:47

Princi britanik Harry ka treguar së fundmi se kishte dëshiruar të hiqte dorë nga familja mbretërore që kur ishte në të 20-at, pasi trembej se nuk do të stabilizohej kurrë me rolin mbreteror.

Në një intervistë në programin amerikan të Dax Shepard, Harry tha se gjithmonë ndjente se “nuk e donte postin”, pasi kjo kishte lidhje me eksperiencën e nënës së tij, princeshës Diana, dhe frikën se historia e saj mund të përsëritej.

Princi 36 vjeçar dhe gruaja e tij Meghan Markle hoqën dorë nga rolet e tyre në familjen mbretërore vitin që shkoi, për të nisur një jetë të re në SHBA me të birin Archie. Duka i Sussex ka thënë më parë se ndjehej si ‘i kapur në çark’ në familjen mbretërore, por nuk do të kishte arritur ta bënte këtë pa Meghan.

Tashmë ia ka pranuar se e kishte marrë në konsideratë largimin, edhe para se të njihte gruan. Prezantuesja Monica Padman pyeti Harry sesi ndjehej kur udhëtonte në vendet e Commonwealth (te bashkësisë ish-koloniale britanike), ku njerëzit kishin më shumë liri se ai.

Harry u përgjigj: “Kështu e ka kjo punë. Zgërdhiu e duroje. Kur isha në të 20-at, nuk e doja atë punë, unë e pashë sa i kushtoi nënës time. Si mund të stabilizohesha unë në këtë, nuk e dija nëse do të kisha ndonjehere grua apo fëmijë. Unë e di sesi funksionon kjo dhe nuk dëshiroja të isha pjesë”.

Harry diskutonte gjithashtu për vështirësinë e shëndetit të tij mendor, shërbimin ushtarak dhe paragjykimet.

Ai u tha prezantuesve se pasi kreu terapinë psikologjike, ishte i aftë të mendonte sesi ta kryente ndryshe rolin e tij.

“Pasi kisha filluar terapinë, ishte sikur fluska kishte plasur. Sikur e kisha nxjerrë kokën time nga rëra dhe mund ta shkundja për t’u çliruar”.

“Unë e dija se isha në një pozitë të privilegjuar, nga e cila nuk mund të dilja, por të paktën ta bëja ndryshe. Si do ta bëja krenare nënë time? Si ta përdorja këtë platformë për të sjellë një ndryshim?” pyet Harry, duke treguar më pas sesi krijoi lojrat “Invictus” për anëtarët e plagosur të ushtrisë, duke shtuar se duke ndihmuar të tjerët, nisi të bëhej i aftë për të ndihmuar veten.

Por do të ishte vetëm disa vite më vonë kur princi do të bënte hapin e madh duke hequr dorë nga jeta mbretërore, me ndihmën e gruas së tij, aktores afro-amerikane Meghan Markle.

FOTO GALERI
3/4
Harry ka sherbyer disa vjet ne ushtri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA