Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bubullimë të Lushnjes.

Një mjet ku dyshohet se udhëtonin dy persona, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin e mbushur plot me ujë.

“Top Channel” mëson se 68-vjeçari, i cili ndërroi jetë është Xhezmi Oshafi, ndërsa viktima tjetër, e cila ishte pasagjere në mjetin e tij nuk është identifikuar ende.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA