Daja: Barazimi më i mirë se humbja, në Durrës për maksimumin, Teuta treni i fundit

14/05/2021 00:59

Më mirë një barazim sesa një humbje i këtij mendimi ishte Ilir Daja në intervistën për Supersport pas derbit të barazuar me Tiranën në Air Albania. Trajneri i Partizanit e ka të qartë se sfida me Teutën është treni i fundit për Partizanin në garën për titull pasi është një ndeshje që duhet fituar.

“Besoj se një ndeshje derbi duhet fituar. Duhet t’i kishim shfrytëzuar momentet tona, nuk dominohet derbi. Ka qenë një ndeshje e luftuar në mesin e fushës, mund të ishim më cinikë, por lodhja ndikoi që lojtarët të mos ishin rezultativë, si ne edhe Tirana.

Të paktën nuk u humb ndeshja, kemi qenë superiorë në katër takimet e luajtura me Tiranën. Problemet në pjesën e dytë? Ngarkesa fizike në këtë kalendar të ngjeshur do të japë efektet e veta në fund. Lojtarët nuk e kanë atë ritëm, po luajmë çdo 3-4 ditë nga nëntori, nuk kemi pushuar as në dimër.

Teuta? Motivimi dhe karikimi në derbi nuk është problem për stafet teknike, lojtarët motivohen vetë. E kemi finale ndeshjen me Teutën, por do të shkojmë në Durrës për të provuar gjithçka për gjithça. Fitorja na nxjerr sipër Teutës në ndeshjet direkte. Ne kemi mungesa për të zëvendësuar lojtarët mbrojtës. Edhe lojtarët që futen, nuk bashkohen me ekipin në këto lloj ndeshjes, pasi ka rënë shpejtësia e veprimit.

Pak hapësira kishin lojtarët që u futën. Besoj se duhet të bënin më shumë ata që ishin në pjesën më të madhe të lojës.Teuta është treni i fundit, edhe pse ata kanë një transfertë të vështirë në Laç. I ndjek të gjitha ndeshjet, lodhja fizike nuk ndodh vetëm te ne dhe Tirana. Ka pak ritëm edhe në ndeshjet e tjera, kjo është mundësia e kampionatit shqiptar në këtë kampionat“, përfundoi trajneri i Partizanit.

Top Channel