Nga ëndrra për Conten te “miqësitë e padelit”, pse u tërbuan klubet e Serie A me Malagò
Juventus është shumë pranë finalizimit të rikthimit të sulmuesit francez Randal Kolo Muani. Sipas raportimeve të fundit, bisedimet mes klubit bardhezi dhe Paris Saint-Germain kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja pritet të mbyllet në orët në vijim.
Palët po punojnë për një formulë huazimi me detyrim blerjeje, me vlerë 40 milionë euro, plus bonuse. Pikërisht rritja e bonusit dhe përfshirja e një klauzole për përfitim nga një shitje e ardhshme kanë ndihmuar në afrimin e qëndrimeve mes dy klubeve.
Kolo Muani e njeh mirë ambientin e Juventusit, pasi ishte pjesë e skuadrës nga janari deri në qershor të vitit 2025. Gjatë asaj periudhe ai zhvilloi 22 ndeshje, duke realizuar 10 gola dhe 3 asistime në Serie A, Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.
Verën e kaluar, drejtuesit e Juventusit tentuan ta mbanin sulmuesin francez përmes një huazimi të ri, por nuk arritën marrëveshje me PSG për shkak të kërkesave financiare të klubit francez. Si alternativë, bardhezinjtë transferuan Loïs Openda në ditët e fundit të merkatos.
Pas një sezoni të kaluar në huazim te Tottenham, Kolo Muani duket gati të nisë kapitullin e dytë me Juventusin. Nëse nuk do të ketë pengesa të minutës së fundit, rikthimi i tij në Torino pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.
Top Channel