Elefantët e ngordhur

Në verilindje të Indisë në shtetin Asam janë gjetur 18 elefantë të ngordhur, ku sipas zyrtarëve shkaku ka qenë goditja nga rrufeja.

Banorët e zonës i gjetën elefantët e ngordhur dhe më pas lajmëruan autoritetet.

Në Indi ka më shumë se 27 mijë elefantë aziatikë, ku prej 21 për qind janë vetëm në Asam.

Megjithatë kjo është hera e parë pas 20 vitesh që në Asam në të njëjtën kohë kanë humbur jetën kaq shumë elefantë.

Top Channel