Zhytësi del ballë për ballë me peshkaqenin monstruoz, shpëton paq në Florida (fotot)

13/05/2021 18:07

Një zhytës është përballur me një peshkaqen femër me masë gjigande anormale teksa eksploronte brigjet në brigjet e Florida.

55 vjeçari John Moore arriti të merrte fotot e mahnitshme të peshkaqenit pranë Jupiter në fillim të muajit.

Ai fotografoi femrën që tregonte dhëmbët e saj të mprehtë thikë, dhe sytë djallëzorë në të verdhë, teksa notonte me tufën e saj te peshkaqenëve ‘dema’.

Moore është një zhytës me eksperiencë dhe aktivist i mbrojtjes së natyrës. Megjithse peshkaqeni dem eshte i rrezikshem per njerezit, amatori tha se nuk u ndje ne rrezik nga femra e ushqyer mire.

Ai tha: “Ishte një femër anomalisht e madhe. Ishte e rënduar me shtatzani por dhe dukej që ishte ushqyer mirë.

Ai shpjegonte më tej se peshkaqeni dem ishte paksa mbi peshë prej  vërshimeve të tufave të peshqve për ushqim në sezonin e fillimit të pranverës.

Pamjet tregonin femrën gjigande që ushqehej me kokën e saj, duke përdorur flatrat notuese për të përshpejtuar e ngadalësuar notin.

Moore shtonte: “Ajo ishte një peshkqen shumë dominues, erdhi drejtpërdrejt para meje deh qëndroi gjatë gjithë zhytjes”.

Peshkaqenët dem gjenden në estuaret, grykëderdhjet e lumenjve në brigjet e Florida.

Ato janë një nga speciet e pakta që jetojnë si në ujëra të kripur dhe të ëmbël, deh shpeshehrë gjenden në tufa.

Specia zakonisht arrin në 2.5 ceri në 3.5 metra gjatësi dhe peshon rreth 650kg.

Megjithë takimin paqësor me zhytësin Moore, ata janë nga peshkaqenët më agresivë, përgjegjës për një të tretën e sulmeve ndaj njerëzve.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA