Vazhdojnë luftimet, hidhen raketa drejt Izraelit nga një tjetër shtet kufitar

13/05/2021 22:29

Tensioni mes Izraelit dhe Palestinës sa vjen dhe rritet, ndërkohë që vijojnë sulmet me raketa nga militantët e Hamasit në drejtim të shtetit hebre, por edhe anasjelltas.

Pas Gazës, raportohet se raketa drejt Izraelit janë lëshuar dhe nga militantët në Liban.

Ministria e Mbrojtjes raporton se raketat e hedhura nga territori i Libanit kanë rënë në det në veri të Izraelit pa shkaktuar dëme. Nga ana tjetër, forcat libaneze të sigurisë thonë se të paktën tre raketa janë lëshuar nga Libani i Jugut drejt Izraelit

Në Liban aktualisht operojnë disa grupe militantësh mes të cilëve dhe Hezbollahu, i cili u përfshi në një luftë me Izraelin në vitin 2006.

Reagime ka patur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë thirrje që të ndalen sulmet me raketa nga militantët palestinezë në drejtim të Izraelit.

Ndërkohë bilanci i viktimave si pasojë e sulmeve është rritur. Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, 103 njerëz u vranë, duke përfshirë 27 fëmijë dhe 11 gra, ndërsa 580 persona kanë mbetur të plagosur, që nga e hëna. /Gazeta SHQIP

Top Channel