Kryepeshkopi Anastas, kreu i kishës ortodokse autoqefale shqiptare, për herë të fundit u filmua duke mbërritur me një avion special në Athinë për tu kuruar nga Covid 19.

Daljen e tij të parë publike pas shërimit, e pati duke ngjitur shkallët e komunitetit mysliman shqiptarë për të uruar Fitër Bajramin.

Sikurse çdo vit, edhe i pari katolikëve shqiptarë ipeshkvi Angelo Massafra uroi myslimanët shqiptarë.

Fitër Bajrami shërbeu për të ndaluar retorikën e ashpër dhe plot akuza të ndërsjella të udhëheqësve politik shqiptarë. Të gjithë bashkë në mesazhet e tyre pas vizitave në selinë e Komunitetit Mysliman shqiptarë lartësuan dhe vlerësuan, sakrificën e atyre që agjëruan në kushtet kur në vendin tonë vijon pandemia e Covid19.

Presidenti Meta respektoi festën duke mos dhënë asnjë mesazh politik edhe kur u pyet nëse do të shkojë për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar me 18 Maj. Urimeve në komunitetin mysliman iu bashkua edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim bashkë me disa ambasadorë të tjerë akredituar në Tiranë.

Top Channel