Trump rikthehet me dy mitingje politike në qershor, për të përfituar nga krizat që rrethojnë presidentin Joe Biden (fotot)

13/05/2021 20:20

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbajë dy mitingje në stil elektoral në qershor duke tentuar të ‘kapitalizojë’ nga një seri krizash që kanë rrethuar presidentin Joe Biden, për të lënë shenjën e tij si pretendent për zgjedhjet e 2024.

Një këshilltar i afërt politik i Trump dha njoftimin, duke shtuar se dy eventet do të ndiqen nga një i tretë më 3 qershor, të cilat do të jenë të ngjashme me mitingjet e aeroporteve që dominuan muajt e fundit të fushatës së vitin e shkuar.

Grupi i tij është ende duke zgjedhur dy vendndodhjet nga katër të mundshme.

Këshilltari tha: “Presidenti mezi pret të rikthehet në udhën e fushatës dhe ne po marrin shumë oferta e ftesa, si nga kandidatët dhe nga çështjet politike të zonave të ndryshme”.

Mitingjet do të jenë të parat për Trump që prej protestës problematike të 6 janarit kur turmat e mbështetësve të tij sulmuan Kongresin Amerikan.

Javës që shkoi Trump zhvendosi bazën e operacioneve të tij nga Mar-a-Lago në Florida drejt Bedminster, pranë klubit të tij të golfit në New Jersey.

Ai është parë gjithashtu në kullën Trump Tower në New York.

Ndërsa puna vazhdon për hapjen e rrjetit social të ri të tij.

Në konsideratë po merret gjithashtu fakti nëse të shfaqet në mitingje me kandidatë që ka mbështetur në të kaluarën apo të udhëtojë në vendndodhje që reflektojnë një tematikë specifike të fushatës.

Në disa komente të fundit Trump duket se vinte në provë linjat e sulmit që do të përdorë. Ai krahasonte Biden me presidentin Jimmy Carter, dujke listuar krizën në Lindjen e Mesme, radhët për karburant në brigjet lindore të SHBA dhe sulmin kibernetik në rrjetin e furnizimit.

“Fillimisht ishte kriza kufitare e Biden, më pas kria ekonomike e Biden, tani është kriza izraelite e Biden, së bashku me krizën e karburanteve të Biden,” shkruante Trump në faqen e tij të internetit.

“Joe Biden ka nisjen më të keqe të çdo presidenti të SHBA dhe ndoshta në të ardhmen njeërzit do të krahasojnë katastrofat me ato të administratës Biden— ja pra, edhe Jimmy Carter ka qenë më mirë!”, shkruante Trump.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel