Televizioni izraelit transmeton direkt linçimin e banorit arab nga ekstremistët hebrej (fotot)

13/05/2021 16:42

Pamjet e një turme ekstremistësh izraelitë në Tel Aviv që sulmonin një burrë që besonin se ishte arab, u transmetuan dje drejtpërdrejt në televizionin izraelit, teksa konflikti me Palestinën vijon të marrë jetë të pafajshme.

Në imazhet shokuese tregohej burri që u nxorr me forca nga makina e tij e u rrah deri në humbjen e ndjenjave nga turma prej dhjetra ekstremistesh hebrej.

Sulmi që u transmetua nga televizioni publik izraelit Kan, ndodhi në shëtitoren Bat Yam, në jug të qendrës komerciale të Izraelit, Tel Aviv.

Policia dhe shërbimet e emergjencë erdhën vetëm pas 15 minutash, kur viktima qëndronte përtokë i palëvizur, me kurriz në mes të rrugës.

Disa anëtarë të turmës linçuese, justifikoheshin se njeriu ishte një arab që kishte tentuar të godiste me makinë nacionalistët e djathtë, por në pamje shihej që shoferi kishte tentuar të shmangte demonstratën izraelite.

“Viktima e linçimit ishte i plagosur por tashmë në gjendje të stabilizuar në spital”, tha në një deklaratë spitali Ichilov, në Tel Aviv, pa zbuluar identitetin e të sulmuarit.

Deputeti i djathtë izraelit Betzalel Smotrich, kreu i partisë “Zionismi fetar” tha se ishte i turpëruar nga sulmi mizor.

Edhe rabini Yitzhak Yossef për thirrje për ndalin të sulmeve të hebrejve.

“Qytetarë të pafajshëm po sulmohen nga organizata terroriste, le të mos përfshihemi në provokime dhe agresione”, tha ai.

Demonstratat e ekstremistëve izraelitë kanë shpërthyer në qytete prej të mërkurës duke shkaktuar përleshje me qytetarët arabë dhe policinë.

Policia tha se kishte ndërhyrë në incidente etnike në qytetet Acre, Haifa e Lod. Në Acre, qyteti i përzier arabo-hebre në veri të Izraelit, një izraelit u plagos rëndë nga lëshimi i gurëve.

FOTO GALERI
5/14
Makina e te sulmuarit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA