Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ 31 qese me mbetje trupore presin ende të identifikohen, të prekurit nga 27 kombësi të ndryshme 30/10 14:43
Sllovakia ka në plan të fillojë përdorimin e vaksinës ruse antiCOVID-19 Sputnik V nga kjo verë, edhe pse nuk është miratuar ende nga BE.
“Disa hapa organizativë janë të nevojshëm para se vaksina të shpërndahet për përdorim nga fillimi i qershorit”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Vladimir Lengvarsky.
Sllovakia mori 200 000 doza të vaksinës Sputnik V në fillim të marsit, por pa i përdorur, sepse nuk kishte marrë miratimin e rregullatorit.
Edhe pse Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nuk e ka miratuar vaksinën për përdorim, Hungaria, shteti anëtar i BE-së, ka muaj që kryen vaksinime me Sputnik V, pasi i dha asaj autorizimin për përdorim urgjent.
Top Channel