04/10 16:43
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një diplomat në Lindjen e Mesme për t’u kërkuar izraelitëve dhe palestinezëve t’i japin fund dhunës, tha sot sekretari i Shtetit Anthony Blinken, duke përshkruar skenat në rajon si të dhimbshme.
“Fotografitë gjatë natës ishin të dhimbshme. Humbja e çdo jete civile është një tragjedi,” tha Blinken, raporton Reuters.
“Unë i kërkova zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit Hadi Amr të shkonte në rajon menjëherë dhe të takohej me izraelitë dhe palestinezë – ai do të kërkojë de-përshkallëzimin e dhunës në emrin tim dhe në emër të presidentit Biden,” tha Blinken.
Top Channel