Meta uron Fiter Bajramin: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri me solidare, më njerëzore

13/05/2021 11:11

Besimtarët myslimanë sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit, i cili për vitin e dytë festohet nën masat e pandemisë së Covid-19.

Presidenti i vendit, Ilir Meta me rastin e kësaj feste zhvilloi një vizitë në KMSH, në Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Në një prononcim për media, Meta ka uruar komunitetin myslimanë.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot komunitetin tonë myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit, për ti uruar të gjithë besimtarët dhe gjithë qytetarët shqiptarë. Për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë, për të shprehur mirënjohje për ndihmat dhe mbështetjen që kanë dhënë për të sëmurët dhe ata që kanë qenë në vështirësi të mëdha. Njëkohësisht, për të uruar që këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore dhe më në paqe”, tha Meta.

Përtej ditës së festës së sotme, Presidenti pyetet nga gazetarët për ftesën e komisionit hetimor për tu paraqitur në datën 18 maj, teksa ky i fundit nuk ka preferuar të përgjigjet, duke anashkaluar përgjigjen: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzime të gjithëve”.

Top Channel