Mesut Özil: Vëllezër në Palestinë, lutjet e mia janë me ju

13/05/2021 13:23

Mesut Özil, ylli i klubit turk të futbollit Fenerbahçe, uroi të gjithë muslimanët në botë për Fitër Bajramin, ndërsa u dërgoi edhe mesazh mbështetjeje palestinezëve që janë të ekspozuar ndaj sulmeve nga Izraeli.

Së bashku me një mesazh në Twitter, Özil gjithashtu postoi një fotografi me Kubbetu-sahra (Kupola e Shkëmbit) i Xhamisë al-Aksa.

“Të gjithë muslimanëve u uroj Fitër Bajramin. Le të pranohen agjërimi dhe lutjet tona në këtë muaj të bekuar. Lutjet e mia janë me ata që nuk mund ta festojnë Bajramin në paqe sot. Vëllezër në Palestinë, lutjet e mia janë me ju”, tha Özil.

Top Channel