Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz ka kryer sot lutjet e ditës së Bajramit në qendrën e re saudite NEOM, njoftonte agjencia Saudi Press, ndërsa princi i kurorës Mohammed bin Salman i kreu ato në kryeqytetin e mbretërisë Riad.
Celebrimet e Bajramit, ose siç njihet në vend Eid al-Fitr, shënojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, të agjërimit e mëshirimit për rreth 2 miliardë myslimanët e botës.
Në fjalën e tij për Eid al-Fitr, mbreti Salman tha: “Lavdërojmë Zotin e Madhërueshëm për krijimin e ditës së bekuar të Eid al-Fitr si një shenjë mirësie e kënaqësie, pas agjerimit dhe reflektimit të muajit të Ramazanit.”
“Kjo ditë përfaqëson shpresën, optimizmin e lumturinë; I lutemi Zotit të heqë nga ne dhe e gjithë bota ligësinë, të ruajë sigurinë, stabilitetin e qetësinë”, shtoi mbreti saudit Salman.
Top Channel