Një njeri me ngjyrë akuzohet për bastisjen e më shumë se 30 banesave në Los Angeles, SHBA duke përdorur një maskë mjaft realiste që e bënte të dukej si një person i racës së bardhë.
30 vjeçari Rockim Prowell, është akuzuar deri tani për katër grabitje, vjedhje në kushte të rënduara dhe vandalizëm nga policia e Beverly Hills.
Oficerët që po hetonin serinë e vjedhjeve në shtëpitë e zonës së pasur, kishin vërejtur se goja e të dyshuarit qëndronte gjithmonë e hapur në pamjet e kamerave të sigurisë, dhe më vonë kuptuan se në fakt i mbante maskë që i jepte pamjen e një të bardhi me flokë të errët.
Prowell kishte lidhje me dy vjedhje shtëpish në prill 2020, ku ishin marrë televizorë dhe sende të tjera. Ai u arrestua në 2 maj gjatë një ndalese të policisë në trafik, ku iu gjet në makinë maska e fytyrës dhe sende të tjera të lidhura me grabitjet.
Targa e makinës së tij ishte gjithashtu e vjedhur ndërsa kontrolli në shtëpinë e tij zbuloi masën e sendeve të vjedhura në operacionet e tij kriminale.
Pas zgjerimit të hetimeve, aktiviteti i tij është lidhur me më shumë se 30 bastisje në shtëpitë e zonës së Los Angeles, raporton Fox News.
Gjyqi i tij është caktuar më 25 maj.
Top Channel