Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë në Tiranë, procedohen dy persona, sekuestrohen shuma parash Pas lëkundjeve të tërmetit të natës së kaluar dhjetëra familje kanë qëndruar gjatë natës në qiell të hapur.
Banesat e dëmtuara një herë nga tërmeti i 1 qershorit të vitit 2019 këtë herë janë dëmtuara përsëri dhe rrezikojnë shembjen.
Tërmeti me epiqendër në Greqi i shkallës 5.2 rihter shkaktoi lëkundje të forta edhe në fshatrat kufitare të Devollit, ndërsa në disa shtëpi janë thelluar edhe më shumë dëmet. Një pjesë e banorëve që jetojnë ende brenda tyre tashmë tremben për jetën e tyre pasi muret e tavanet u janë çarë dhe mund të bien në çdo moment.
Pas tërmetit grupet e ekspertëve kanë nisur verifikimet ndërsa kryebashkiaku i Devollit pohon se janë dëmtuar përsëri disa nga banesat që janë prekur nga tërmet i 2 viteve më parë.
Përveç fshatit Vidohovë si pasojë e tërmetit janë shkaktuar dëme edhe në disa banesa në fshatrat e tjerë, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë pasi e kanë të pamundur jetesën brenda tyre.
Top Channel