Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi, 9 të vdekur

12/05/2021 01:56

Gjatë të shtënave në një shkollë në qytetin rus Kazan, nëntë persona sot kanë humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën, bëri të ditur shërbimi lokal i urgjencës.

Sipas raporteve paraprake, dy adoleshentë hapën zjarr në një shkollë të mesme. Njëri u arrestua në vendngjarje, ndërsa autoritetet kërkojnë tjetrin, tha shërbimi në një deklaratë.

Të paktën gjashtë nga nëntë personat e vrarë janë fëmijë, thuhet më tej. Policia dhe shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, me kreun rajonal i cili thuhet se ka mbërritur për të kontrolluar personalisht hetimin. Të gjitha shkollat në rajon u vunë në gatishmëri pas incidentit.​​​​​​​

Top Channel