Rama dorëzon shtëpitë e reja/ Takime me banorët e Kamzës që u dëmtuan nga tërmeti

12/05/2021 15:23

Në bashkinë Kamëz vijon akomodimi banorëve në shtëpitë e reja të ndërtuara rishtas pas tërmetit.

Sipas kryetarit të bashkisë Ragip Suli gjatë këtij muaji në zonën e Paskuqanit dorëzohen 75 banesa individuale. Kryeministri Edi Rama pa dhe bashkëbisedoi me anëtarët e kësaj familje tashme me shtëpi të re.

Rama: U kry dhe shpija.

Banori: Të falenderoj shumë. Ke bërë një punë të madhe. Mbetesh i nderum i respektum prej meje si Dashamir.

Rama: Rrofsh rrofsh. Kur keni ardh ju?

Gruaja: në 1991 nga Bicaj i Kukësit.

Kryeministri vizitoi edhe një familje tjetër. Nuk mungoi komenti kryeministrit për atë çfarë prodhoi 25 Prilli në Kamëz për partinë e tij.

“Ne e fitum mandatin e tretë prapë këtu në Kamës prapë luftojnë komunizmin po ne edhe këtu do tja bëjmë të gjithëve ska rëndësi për kanë votu kjo s’na intereson. Gruaja: Ishalla do të fitosh edhe mandatin tjetër”, u shpreh Rama.

Të qenurit student pikture i djalit të kësaj shtëpie, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit artist.

“Shumë mirë. Më mirë të bësh pikturë se sa të lozësh bingo. Apo jo?”, tha Rama.

Top Channel