Portugali, Sporting kampion/ Tifozët përleshen me policinë gjatë festimeve

12/05/2021 12:07

Mbrëmja e së martës ishte e paharrueshme për Sporting Lisbonë dhe tifozët e saj.

Pas rreth 2 dekadash kjo skuadër kthehet të fitojë titullin kampion të Portugalisë pas fitores 1-0 ndaj Boavistës në stadiumin Jose Alvalade. Për Sporting ky është titulli i 19 në historinë e tij, i funditi u fitua pikërisht në 2002.
Goli i Paulinhos në minutën e 36 i dha mundësinë Sportingut të Lisbonës që të fitonte këtë titull duke bërë që tifozët e saj të pushtojnë zonën rreth stadiumit për të festuar të grumbulluar pavarësisht apelit të bërë nga autoritetet për respektimin e masave anticovid.

Megjithatë jo gjithcka shkoi fjollë në këto festime që në të vërtetë nisën përpara se ndeshja të përfundonte. Madje gjatë pushimit mes dy pjesëve të sfidës pati përleshje mes policisë dhe tifozëve të Sporting Lisbonë nga ku mbetën të lënduar disa persona.

Pasi ndeshja u mbyll tifozët vërshyen në rrugë duke heshtur fishekzjarr, ndërkohë që u dëgjuan boritë e makinave dhe kori i tyre teksa këndonin notat e së famshmes ‘We are the champions’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA