Sot, në ditën e fundit e muajit të Ramazanit, ndërkohë që skuadrat e Superiores po përgatiten për sprintin final, kur kanë mbetur edhe 4 javë.
Asnjëra as ka arritur dhe as ka asgjë të sigurt sa i përket objektivave. Ky muaj i shenjtë ka sjellë një qetësi që pasqyrohet edhe me rezultate pozitive veçanërisht te skuadrat e kryeqytetit, lojtarët e së cilave janë përballur me sfidën e agjërimit veç asaj sportive.
“Është një muaj shumë i shenjtë dhe ne besimtarët musliman mezi e presim. Me ndihmën e Zotit do ia dalim”, tha Ron Broja.
Sigurisht një muaj si ky shfrytëzohet edhe më tepër se çdo ditë nga besimtarët për lutje dhe për shprehjen e dëshirave për arritjet e ndryshme në jetë, veç shëndetit.
“Jo vetëm tani por edhe në ditë jashtë ramazanit ne bëjmë ‘duah’ edhe për arritjet sportive. Direkt pas stërvitjes ne shkojmë të gjithë bashkë çelim iftarin”, u shpreh Erjon Hoxhallari.
Në një sezon jo normal me ndeshje çdo tre ditë si e përballuan lojtarët këtë sprovë?
“Ndeshjet janë të gjitha pasdite dhe është shumë e vështirë që të agjërosh kështu e kemi prishur për ta rikuperuar pas Ramazanit”, shton Ron Boja.
“Unë jam besimtar por jo praktikant, megjithatë asnjëherë nuk ndërhyj tek lojtarët e mi për ta ndalur apo për ta mbajtur agjërimin pasi ata janë profesionist. Meritojnë respekt që po agjërojnë dhe po luajnë futboll”, thekson Oges Shehi.
“Kemi qenë në formë shumë të mirë dhe këtë gjë e kanë treguar rezultatet, por gjithmonë kemi qenë të kujdesshëm për të mos cenuar objektivat e klubit dhe për këtë arsye ditën e ndeshjes e kemi ndërprerë agjërimin”, tha Ilion Lika.
Top Channel