Izraeli zotohet për sulme pambarim në Gaza/ 43 palestinezë e pesë izraelitë të vdekur, OKB e quan ‘luftë e hapur’ (fotot)

12/05/2021 16:17

Izraeli u zotua sot të vazhdonte sulmet shkatërrimtare deri sa të sjellë “qetësi totale, afatgjatë” në Rripin e Gazës, mes alarmit të komunitetit ndërkombëtar për vdekjen e civilëve nga bombat izraelite.

Ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz tha: “Ushtria do të vazhdojë të sulmojë deri sa të sjellë qetësi totale dhe afatgjatë.

Vetëm kur të arrihet kjo do të mund të flasim për armëpushim”. Ndërkohë të paktën 43 palestinezë kanë vdekur nga sulmet, mes të cilëve 13 fëmijë, dhe më shumë se 200 janë plagosur.

Gantz foli nga qyteti Ashkelon ku raportohet se u vranë dy izraelitë prej raketave te lëshuara nga  Hamas.

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për evitim të ‘luftës së hapur’: “Ndaloni menjëherë zjarrin. Kjo po shkon drejt një lufte të hapur.

Liderët e të dyja palëve duhet të marrin përgjegjësi për uljen e tensionit të konfliktit”, tha i dërguari i OKB për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Ndërkohë bombat e avionëve izraelitë kishin shembur ndërtesa të tëra në Gaza duke shkaktuar skena tërmeti në qytetin e banuar. Izraeli tha se rreth 1000 raketa ishin lëshuar drejt jugut nga militantët në Gaza, disa prej të cilave nuk kishin arritur deri në qytet dhe shumica të interceptuara nga sistemet mbrojtëse anti-raketore të vendit.

Mëngjesin e sotëm forcat ajrore izraelite rinisën sulmet ajrore mbi qytetin e Gazës duke përdorur ato që dukeshin si bomba bunker-shpuese.

Pas pas sulmeve dy njësi ushtarake këmbësorie u dërguan në zonat e besuara të militantëve, duke sinjalizuar një pushtim të mundshëm tokësor.

Donald Trump fajësoi presidentin ‘e dobët’ Joe Biden që nuk mund të ndalojë përshkallëzimin.

Kryeminsitri britanik Boris Johnson tha: “Nxis Izraelin dhe Palestinezët të tregojnë përmbajtje”.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu refuzoi thirrjet për armëpushim duke u zotuar dje të përshkallëzojë sulmet.

Top Channel