Izrael, Netanyahu shpall emergjencën prej trazirave etnike në Lod: Si në kohën e nazistëve (fotot)

12/05/2021 16:46

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin qendror izraelit Lod teksa policia akuzonte rezidentët arabë për trazira të gjera.

Deklarata e kryeministrit erdhi pas vrasjes së një arabi izraelit natën e djeshme, teksa Izraeli po bombardon me avionë e artileri Palestinën.

Kryebashkiaku i Lod, Yair Revivo përshkallëzonte më tej retorikën duke thënë se ‘lufta civile ka shpërthyer’ e duke kërkuar dislokimin e ushtrisë, teksa e krahasonte situatën me ‘Kristallnacht’, trajtimin e hebrenjve nga nazistet në vitin 1939.

Qyteti me 77,000 banorë ka 47,000 izraelitë dhe 23,000 arabë izraelitë, si dhe ka qenë skenë përleshjesh të dhunshme që prej të hënës, tha policia vendase.
Autoritetet shtuan se disa biznese dhe dy sinagoga janë djegur nga protestuesit.

Disa javë tensione kulminuan kur policia izraelite shpërndau me dhunë besimtarët palestinezë brenda xhamisë së Al-Aqsa në lindje të Jeruzalemit, të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA