20-vjeçarja u mbyt për vdekje para foshnjes, bashkëshorti rrëfen momentin e tmerrit: Ndalova së dëgjuari zërin e gruas kur…

12/05/2021 14:28

Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares me shtetësi britanike, që u vra nga disa persona të maskuar në shtëpinë e tyre është ende i shokuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Greqi.

33 vjeçari që punon si pilot helikopteri po flinte me bashkëshorten e tij Caroline Crouch dhe me vajzën e tyre 11-muajshe, kur disa persona të maskuar hynë në banesë rreth orës 5 të mëngjesit. Ata vranë 20-vjecaren dhe trupin e saj të pajetë e lanë pranë foshnjes.

“Askush nuk duhet ta përjetojë kurrë këtë”, ishin fjalët e para të burrit për gazetarët. Në fakt, ai ka besim se autoritetet do të jenë në gjendje të gjejnë vrasësit e gruas së tij.

Teksa po rrëfente ngjarjen, 33-vjeçari i shokuar tha: “I pashë papritmas para meje. Tre persona ishin të maskuar me kapuçë. Fiziku i tyre ishte normal. Herë më shihnin mua dhe herë të tjera foshnjën. Ata flisnin shumë mirë në gjuhën greke, ata më pyesnin vazhdimisht se ku ishin paratë ”.

Burri përshkroi si momentin kur ishin lidhur ashtu edhe momentin kur ai ndaloi së dëgjuari zërin e gruas së tij:

“Unë i thashë menjëherë se ku i kisha fshehur paratë. Kishim blerë një parcelë toke dhe kishim ca para në shtëpi për t’i dhënë për disa punë fillestare. Dëgjova gruan time që ulërinte vazhdimisht për ndihmë teksa ishte e lidhur në shtrat. Ne bërtisnim që të mos lëndoheshim. Foshnja po qante, gruaja ime po qante dhe një ose disa njerëz po kërkonin shtëpinë për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma dhe unë ndalova së dëgjuari zërin e gruas sime”.

Mediat fqinje raportojnë se policia po pret që 33-vjeçari, i cili është në gjendje shoku, të qetësohet dhe më pas të përpiqet të kujtojë fjalët që do të ndihmojnë autoritetet të gjejnë kombësinë e autorëve.

Top Channel