Monarkja britanike i rikthehet detyrave/ Pas 120 vjetësh del në hapjen shtetërore parlametare pa burrin (fotot)

11/05/2021 15:17

Mbretëresha e Britanisë doli sot në detyrën e parë publike që prej vdekjes së bashkëshortit të saj Princ Philip një muaj më parë, karrigia e të cilit ishte hequr për ceremoninë e Hapjes Shtetërore të Parlamentit, për herë të parë në 120 vjet.

‘Madhëria e saj’ mori pjesë në ceremoninë e reduktuar në dhomën e lartë të parlamentit ku lexoi axhendën e kryeministrit Boris Johnson, e mbështetur nga i biri, Princi Charles.

Herën e fundit që karrigia e bashkëshortit të monarkut ishte hequr për ceremoninë, ndodhi në 1901 për mbretëreshën Alexandra, gruan e mbretit Edward VII.

Princi Charles ishte ulur edhe më parë në karrigen e bashkëshortit të mbretëreshës, por në ceremoninë e sotme ai u ul me Dukeshën e Cornwall në karriget e vendosura anash.

Monarkia 95-vjeçare nuk mbante maskë fytyre ndërsa pjesëmarrësit e tjerë të ceremonisë po.

Prezenca e Charles në krah të saj këtë vit, kaq shpejt pas vdekjes së 99-vjeçarit Philip më 9 prill, konsiderohet si një shenjë e rritjes së staturës së tij mbretërore.

Pas mbretëreshës kryeministri Johnson foli për të siguruar rekuperimin e vendit nga Covid-19 dhe per masat për hapjen e vendeve të punës.

Ai paralajmëroi se nuk mjafton rikthimi në stilet e para-pandemisë dhe paraqiti planet legjislative për seancën e ardhshme të parlamentit.

Ceremonia e rëndësishme shtetërore nuk kishte shkëlqimin dhe pompozitetin e zakonshëm. Mbretëresha tha se vendi duhet të bëhet më i fortë, i shëndetshëm dhe i lulëzuar.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA