Censusi në Kinë: Rritja më e ngadaltë e popullsisë ndër dekada

11/05/2021 17:15

Popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada, sipas të dhënave të qeverisë, të martën.

Shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit, nga norma prej 0.57%, që ishte midis viteve 2000 dhe 2010, duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë.
Rezultatet shtojnë presionin mbi Pekinin, për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin një rënie të popullsisë.

Rezultatet u bënë publike, nga regjistrimi që bëhet mesatarisht një herë në dekadë.
Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze.

Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për planifikimin e ardhshëm.

Top Channel