13 vjeçari shtypet për vdekje nga kamioni i mbeturinave/ Flinte në koshat me dy shokë (fotot)

11/05/2021 16:17

Policia njoftoi se një “tragjedi e tmerrshme” ka ndodhur mengjezin e sotëm në Port Lincoln të Australisë, teksa disa djem po flinin në një kosh mbeturinash industriale, edhe pse nuk ishin të pastrehë.

Një djalë 13-vjeçar u shtyp për vdekje nga kamioni i mbeturinave, teksa bashkë me dy shokë i kishte zënë gjumi në konteiner.

Edhe shoku i tij 11-vjeçar pësoi plagë të rënda kur kamioni nisi të zbraste konteinerin e mbeturinave të impjantit, ndërsa një djalë i tretë që shpëtoi pa lëndime arriti të njoftonte shoferin.

Tragjedia ndodhi rreth orës lokale 5.20 në Port Lincoln në brigjet perëndimore të Australisë. Kreu i policisë lokale Paul Bahr tha se dy djemtë e mbijetuar janë të traumatizuar dhe do të duhet kohë për të marrë versionin e tyre të ngjarjeve.

Autoritetet thanë se djemtë nuk ishin të pastrehë dhe se do të hetohet përse po flinin në koshin e mbeturinave.

Ata shtuan se fëmijët ishin të gjithë nga Port Lincoln. Ndersa shoferi i kamionit nuk e dinte se ata ishin brenda koshit dhe është “shumë i tronditur nga incidenti”.

Stafi dhe nxënësit e shkollës që djemtë frekuentonin po marrin konsulencë psikologjike nga tronditja e vdekjes.

FOTO GALERI
2/3
Nje prej te vegjelve vdiq, nje u plagos rende dhe nje tjeter shpetoi pa u lenduar

Top Channel