Tragjike/ Kishte shkuar në ujëvarën e famshme me fëmijët, nëna humb jetën pasi rrëzohet nga 50 metra lartësi

10/05/2021 12:15

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujëvarën e famshme në North Queensland në Australi. Një grua po festonte Ditën e Nënës me fëmijët e saj kur u rrëzua nga 50 metra lartësi dhe pësoi vdekjen.

58 vjeçarja po kalonte në mes të ujëvarës Windin rreth orës 1 të drekës kur rrëshqiti dhe u gjet pa ndjenja.  Dëshmitari Blake Thomas foli për Daily Mail Australia duke thënë se e pa trupin e saj teksa rrëzohej.

Ajo ishte me dy fëmijët e saj dhe të dashurin e vajzës, por fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.

“Unë e pashë atë rënë dhe pashë helikopterin e shpëtimit duke e tërhequr atë. Ishte e frikshme”, tha ai.

Një tjetër person i pranishëm thërriti policinë, por iu desh një helikopter shpëtimi, oficerë në këmbë dhe një dron për të gjetur trupin e saj të pajetë pas rreth 3 orësh.

Top Channel