Rusia shënon 76 vjetorin e Fitores së Luftës II Botërore me paradë gjigande ushtarake në Sheshin e Kuq (fotot)

10/05/2021 15:32

Rusia shënoi dje 76 shënoi dje 76 vjet të fitores ndaj Gjermanisë Naziste në Luftës e Dytë Botërore me një paradë gjigande ushtarake ne Moskë.

Çdo vit më 9 maj, dita e dorëzimit të nazistëve , Rusia kryen paradën e saj ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë me qëllim nxitjen e ndjenjave patriotike dhe prezantimin e forces ushtarake.

Parada e këtij viti vjen në kohë tensionesh mes Moskës e Perëndimit prej konfliktit në Ukrainë dhe një seri skandalesh spiunazhi në Evropë.

Dita e Fitores është festa më e rëndësishme e kalendarit të Rusisë pasi i bën homazh miliona rusëve që vdiqën duke luftuar kundër nazistëve.

Paradat e Ditës së Fitores janë bërë evente të përvitshme që prej rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991 dhe janë kthyer në mjet i rëndësishëm i reklamimit të forcës së re ushtarake ruse gjatë dy dekadave të Putin në pushtet.

Në fjalimin e tij në Sheshin e Kuq, Putin u zotua se Rusia do të luftojë për interesat e saj dhe denoncoi “Rusofobinë” e Perëndimit.

Në total 190 pjesë ushtarake morën pjesë në paradën e këtij viti.

Çdo vit eventi kulminon me fluturimin e avionëve luftarakë në formacion.

Shtatëdhjetë avionë e helikopterë ushtarakë u përdorën në paradën e sivjetshme, simbol i 76 vjetëve të kaluara që prej fundit të luftës.

Britania dhe SHBA ishin prezente sivjet ne parade ne nivel zv. ambasadoresh.

FOTO GALERI
1/25
Dita e Fitores është festa më e rëndësishme e kalendarit të Rusisë

Top Channel