Policja vrapon me gjithë forcën për të shpëtuar 4-vjeçaren e plagosur/ Publikohet momenti emocionues (Video)

10/05/2021 22:29
Policja vrapon për të shpëtuar 4-vjeçaren

Momenti emocionues dhe prekës kur policja amerikane vrapon nëpër sheshin e New Yorkut, duke mbajtur në kraharor 4-vjeçaren e cila ishte qëlluar në dorë ka arritur të kapet nga kamerat.

Policja vrapon me gjithë forcën e saj për ta dërguar sa më parë në autoambulancë vogëlushen.

Vogëlushja e identifikuar si Skye, ishte një prej tre kalimtarëve të rastit që u qëlluan gjatë të shtënave që ndodhën atje.

Ajo u kthye në heroinën e ditës pasi nuk kurseu as jetën për të shpëtuar vajzën e vogël.

Top Channel