Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri
Qindra njerëz janë plagosur sot në përplasjet mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë në Jeruzalem gjatë marshimit ku shënohet pushtimi izraelit i qytetit të shenjtë në 1967.
Rreth 300 njerëz u plagosën në përleshjet e sotme, njoftoi Gjysmë-Hëna e Kuqe, disa prej të cilëve jane në gjendje të rëndë. Ndërsa policia izraelite tha se 21 oficere u lenduan, nje prej te cilave ne gjendje te rende.
Një nga incidentet më të rënda ishte ai i kapur nga kamerat kur një makinë që kalonte në Qytetin e Vjetër të Jerusalem goditet me gurë nga protestuesit dhe në shenjë hakmarrjeje shoferi ngjitet mbi trotuar duke goditur banorët palestinezë që protestonin.
Kur makina e sulmit ndaloi e penguar nga një mur, protestuesit godisnin me objekte shoferit izraelit që i sulmoi, derisa një oficer i armatosur policie erdhi në mbrojtje të tij.
Përleshjet mes palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë u përkeqësuan në ditët e fundit të muajit të Ramazanit, i cili përfundon më 12 maj.
Qendra e përplasjeve ka qenë xhamia e Al-Aqsa – vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame – ku forcat izraelite kanë kryer ndërhyrje të dhunshme ndaj besimtarëve palestinezë.
Tensionet janë të larta në Lindje të Jeruzalemit mes banorëve palestinezëve dhe kolonëve izraelitë, që kërkojnë të vendosen në tokat e pushtuara. Një gjyq për cështjen është shtyrë për një datë të mëvonshme.
Ndërkohë një marshim palestinez në kujtim të Luftës Gjashtë-ditore – kur Izraeli mundi forcat egjiptiane, jordaneze dhe siriane për të marrë kontrollin e Qytetit të Vjetër të Jerusalem, po mbahej sot, duke kërcënuar përshkallëzim tjetër të dhunës.
Top Channel