Pamje të rënda! “Duel” me hanxhar në mes të rrugës në Angli (Video)

10/05/2021 11:26

Pamje dramatike janë publikuar në mediat britanike, ku duken dy burra duke u përleshur me njëri-tjetrin, teksa mbajnë nga një hanxhar në dorë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Morecambe, raportoi policia vendase. Të dy burrat, 31 dhe 26 vjeç, janë arrestuar, por nuk ka raportime për arsyet e “duelit”.

“Dy burra janë arrestuar nga policia në lidhje me incidentin, por kemi informacione që ka pasur shumë njerëz aty në momentin e ngjarjes. Inkurajojmë dëshmitarët të na kontaktojnë”, njoftoi policia.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel