Mes tyre edhe fëmijë/ Nëntë të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza, pas raketave të militantëve (fotot)

10/05/2021 21:15

Nëntë palestinezë janë varë sonte nga sulmet ajrore izraelite në kundërpërgjigje të raketave të lëshuara më herët nga grupi militant palestinez Hamas drejt Jerusalem, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Gaza.

Autoritetet thanë se tre fëmijë ishin mes të vrarëve nga sulmet ajrore të Izraelit, në veri të Rripit të Gazës.

Hamas kishte marrë përgjegjësinë më herët për lëshimet raketore drejt Jugut të Izraelit, për të cilat zëdhënësi ushtarak Abu Obeida tha se ishin në kundërpërgjigje të krimeve dhe agresionit të Izraelit.

Izraeli tha se në sulmet e tyre ishte vrarë një komandant ushtarak i Hamas. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Jonathan Conricus shtoi: “Keni nisur, e përsëris, kemi nisur sulmet ndaj objektivave ushtarake në Gaza.”

Zhvillimet vijnë pas përleshjeve të ashpra ditët e fundit në Qytetin e Vjetër të Jeruzalem ku qindra palestinezë janë plagosur nga ndërhyrjet e policisë izraelite në xhaminë e shenjtë të Al-Aqsa dhe planet për dëbime të palestinezëve nga shtëpitë e tyre, në favor të kolonëve izraelitë.

Obeida tha se të tjera sulme do të ketë nëse Izraeli poshton zonat e shenjta muslimane të Al-Aqsa apo realizon dëbimet e planifikuara të palestinezëve nga zonat e tyre.

FOTO GALERI
2/15
Autoritetet thanë se tre fëmijë ishin mes të vrarëve nga sulmet ajrore të Izraelit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA