Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar mbrëmjen e sotme të emisionit “Open” ka listuar gjithë shkeljet e Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat sipas tij mjaftojnë për t’i shpallur zgjedhjet të pavlefshme.

Ai thekson se PD ka prova brenda dosjeve që ka dorëzuar që dëshmojnë se votat u blenë, duke përmendur se 83 mijë vota u shpallën të pavlefshme.

Ka prova dhe jo thjesht , brenda dosjeve ka prova të shumta, sa për të hequr skepiticmin, po jap disa në mënyrë skematike. Ndryshimet kushtetuese që u sintetizuan tek fleta, rezultati e dinë të gjithë 83 mijë fletë të pavlefshme, më shumë se 5%, ndërkohë që gabimi njerëzor shkon tek 2%, por në rastin që janë më shumë se 5% çdokush e kupton se ka një lajthim të madh publik që ka ndodhur se u nxitën që të shkonin tek kjo lajthitja. Shifrat janë të tilla që nuk legjitimojnë humbësin apo fituesin. Unë thash që për këdo lind dyshimi por çfarë është e rëndësishme që 83 mijë shqiptarë, ata u veshën, shkuan, votuan dhe jo për fajin e tyre u shpallën të panumërueshme. Do të duhet që sa herë ka një diferencë më të madhe, siç është kjo ka një shkelje ligjore që i bën zgjedhjet të pavlefshme. Mohimi i të drejtës së emigrantëve, vendosja e karantinës është bërë për të hequr të drejtën për emigrantët përtej kufirit. Ose të infektuarit me covid, nuk u gjet një zgjidhje për ta. Të dhënat personale, ishte media që deklaroi se çfarë ndodhi me të drejtat personale që ishin survejuar dhe u përdorën kundër tyre me shantazhe. 505 mln euro, mesatarja është 116 mln euro, u firmosën 505 mln euro tenderë gjatë 2020 që shtojmë se ishte edhe vit pandemik. Investime publike, ndihma për familjet e prekura nga tërmeti, 89 herë më shumë u shpërndanë vetëm javën e fundit në Durrës. Vetëm javën e fundit u dhanë 6 mln euro. Punësimet, 10 mijë të punësuar në 3 muajt e fundit. Lejet e legalizimeve, blerja e votës që u drejtua për në aleancë me kapot e krimit, ku në 9 qarqe të cilët bënë të mundur blerjen e votave të vobektëve. Tom Doshi u bë bashkë me Mark Frrokun dhe morën 3 mandate. Të gjitha këto janë të mjaftueshme dhe të dobishme që këto zgjedhje ishin të pavlefshme”, tha Alibeaj.

Top Channel