Humbja e nënës së re/ Vdiq në sallën e lindjes, familjarët kërkojnë drejtësi
10/05/2021 12:07
Familjaret e 31 vjeçare që humbi jetën muajin e kaluar pas lindjes së fëmijës protestuan sot para prokurorisë në Fier.
Bashkëshorti dhe familjarët e Elisabeta Lamaj akuzojnë mjekët për ndarjen para kohe nga jeta të nënës së re dhe kërkojnë të zbardhet ngjarja tragjike që ndodhi më 2 prill. Ata thonë se askush nuk ua ka marrë dëshmitë!
Familjaret qëndruan për pak orë para dyerve të prokurorisë duke kërkuar përgjigje për hetimin e vdekjes së nënës së re në sallën e lindjes.
Top Channel