E pazakontë/ 23 vjeçares i injektohen 6 doza të vaksinës Pfizer, si paraqitet gjendja e saj

10/05/2021 14:32

Një vajzë italiane, ditën e djeshme, në një spital të Toskanës aksidentalisht mori gjashtë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, por fatmirësisht nuk kati ndonjë komplikacion.

Mediat e huaja shkruajnë se një infermiere bëri një gabim dhe në vend që të administronte një dozë të vaksinës, ajo përdori përmbajtjen e tërë shishkës gjatë vaksinimit të studentes 23-vjeçare të mjekësisë.

Provat klinike të vaksinës Pfizer-BioNTech në rastet e marrjes së mbidozës janë ndërprerë në të njëjtën kohë me katër doza, ndërsa rasti i marrjes së gjashtë dozave nuk përfshihet në literaturë.

Top Channel