Atentati në Vlorë/ Qëlluan me armë zjarri drejt BMW-së, ndërron jetë 40-vjeçari

10/05/2021 13:21

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës që të con në fshatin Kaninë, i njohur ndryshe si Bishti i Kalldrëmit, ku u plagos një 40-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital.

Policia bën me dije se i bënë atentat teksa po lëvizte me automjetin tip “BMW”. Mbetet ende i paqartë identiteti i viktimës dhe arsyeja përse ishte shënjestër e atentatit.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin   B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë   po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA