Të paktën 50 të vdekur nga një sulm në një shkollë vajzash në Kabul

09/05/2021 22:12

Familjet e pikëlluara po varrosin të afërmit e tyre pasi një shpërthim me bombë në një shkollë vajzash në kryeqytetin Kabul të Afganistanit vrau gati 50 njerëz, shumë prej tyre nxënëse të moshës nga 11 deri 15 vjeç.

Numri i të plagosurve në sulmin e së shtunës është rritur gjithashtu në më shumë se 100.

Tre shpërthime në hyrje të shkollës ndodhën ndërsa nxënëset po largoheshin për në shtëpi. Shpërthimet ndodhën në një lagje kryesisht shiite në perëndim të kryeqytetit. Talibanët mohuan përgjegjësinë, duke e dënuar sulmin.

Zona është goditur nga sulme brutale që kanë si objektiv pakicat shiite, për të cilat e ka marr përgjegjësinë Shteti Islamik që vepron në vend. Ende askush nuk ka marr përgjegjësinë për sulmin e së shtunës.

Top Channel