Spanja hoqi ndalim qarkullimin e vendosur që prej muajit tetor me qëllim frenimin e pandemisë, duke i lejuar banorët që për të parën herë pas disa muajsh të udhëtojnë në rajone te ndryshme, e kjo bëri që spanjollët të shpërthenin në festime.
“Duket sikur është mbrëmja e Vitit të Ri”, tha për France24 28 vjecari Oriol Corbella nga Barcelona. heqja e gjendjes së emergjencës u prit në këtë vend me brohorima, duartrokitje e muzikë. “ Jemi të etur për rikthimin në normalitet, por duket njëkohësisht të mos e harrojmë se virusi është ende vërdallë”, shtoi Corbella.
Spanja shpreson të hapet për udhëtarët e huaj nga muaji qershor, ndërkohë që autoritetet e Bashkimit Europian punojnë në planet për pasaportat digjitale për koronavirus. Ministri spanjoll për Turizëm Fernando Valdés njoftoi më herët se testi fillestar do të nisë në muajin maj, në mënyrë që Spanja të jetë e gatshme të pranojë pushuesit muajin e ardhshëm.
Pasaportën digjitale të BE-së, mund ta marrë secili banor i bllokut europian që është vaksinuar kundër koronavirusit, ka test negativ apo është shëruar së fundmi nga COVID-19. Një mori shtetesh tani kanë nisur të përdorin pasaporta të tilla me qëllim luftën kundër pandemisë.
Top Channel