
Një minibus është përfshirë nga flakët në Kavajë.
Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L.D.. Mësohet si si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur fikjen e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel